Kanceri i qafes se mitres, numer i larte ne Shqiperi

25/01/2010 16:10

Numri i grave me kancer ne qafen e mitres po rritet me ritme te shpejta ne vendin tone.

Shifrat e radhisin Shqiperine si vendi me vdekshmerine me te larte  nga  kjo semundje pasi cdo vit vdesin 140 gra nga ky kancer. Ndaj mjeket u bejne apel grave te paraqiten tek gjinekologu rregullisht.

Mosha me e prekur nga kanceri ne qafen e mitres eshte 20 -50 vjec. Numri me i madh i grave te prekura shenohet ne Tropoje, Lezhe, Shkoder dhe ne fshatra ku ka mungese te theksuar informacioni mbi kete semundje.

Shumica e derrmuese e grave te fshatit nuk jane te ndergjegjshme e kesaj teknike te thjeshte diagnostikuese dhe mund te nderhyhen ne menyre te suksesshme me vone.

Ne javen e fundit te janarit do te ofrohet falas analiza e paptestit per grate ne menyre qe te evidentohet dhe te mjekohet ne kohe. Mjeket rekomandojne kryerjen e vaksines kunder kancerit ne qafen e mitres pasi parandalon marrjen e virusit ‘papilomas’ i cili eshte shkaktar i kancerit ne qafen e mitres.

Top Channel