Kuvendi pret miratimin e rritjes se deficitit

24/01/2010 10:45

Ende pa nisur konkretisht zbatimi i buxhetit 2010, qeveria duhet te mbylle “hesapet” me 2009-n.

Behet fjale per aktin normativ te muajit dhjetor, kur qeveria vendosi reduktimin e te ardhurave dhe shpenzimeve, duke rritur deficitin buxhetor.

Diskutimet do te nisin te henen ne komisionin parlamentar per ekonomine dhe financat, ku nuk pritet te kete debate, per shkak te mungeses se opozites ne Parlament.

Akti normativ, propozon te ardhura te pergjithshme te buxhetit te shtetit ne rreth 319.9 miliarde leke ose rreth 6.2 miliarde leke me pak se buxheti i rishikuar ne muajin shtator.

Ndikimin kryesor ne kete nivel realizimi pritet ta jape mosrealizimi ne mbledhjen e te ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore me rreth 3.7 miliarde leke, si dhe nga mosrealizimi ne te ardhurat tatimore ne rreth 3.2 miliarde leke.

Mbeshtetur ne kete performance parashikohet qe per vitin 2009 te ardhurat e buxhetit te arrijne 27.2 per qind ne raport me PBB-ne, ndersa shpenzimet ne 34.1 per qind te PBB-se.

Niveli i deficitit buxhetor parashikohet te arrije ne 4.5 per qind te PBB-se, me nje rritje prej 6.8 miliarde lekesh ose 51 milione euro.

Shtimi i deficitit buxhetor erdhi si pasoje e gjendjes se veshtire financiare te krijuar nga rritja e vrullshme e shpenzimeve dhe renia e te ardhurave.

Ne total, sipas aktit normativ, deficiti buxhetor per vitin qe sapo u mbyll arriti ne 81.6 miliarde leke (605 milione euro), ose 6.94 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.

Qeveria pati programuar ne fillim te vitit te kaluar nje deficit buxhetor prej 50 miliarde lekesh ose 4.2 per qind te PBB-se.

Ky eshte deficiti me i larte buxhetor i regjistruar ne Shqiperi qe nga viti 2000. Nderkohe qe shpenzimet u rriten ne 401.5 miliarde leke nga 385 miliarde qe qe parashikimi i fillimit te vitit.

Top Channel