Durres, sekuestrohet 38 kilograme droge

24/01/2010 13:50

Rreth 38 kg droge e llojit “Kanabis sativa” u sekuestruan mengjesin e se dieles nga policia e Durresit, gjate operacionit te koduar “Emigranti”.

Kater persona u arrestuan nen akuzen e trafikut nderkombetar te narkotikeve.

Antidroga zbuloi fillimisht nje sasi prej 14 kg hashash te fshehur ne hapesiren e dyerve te nje automjeti ‘Fiat Punto” qe priste te udhetonte me traget nga Durresi ne Ankona.

Makina ishte ne pronesi te dy kusherinjve Xeka nga Mamurrasi, rezident prej vitesh ne Itali, dhe bashke me ta udhetonte dhe Ernes Alia nga Durresi.

Gjate kontrollit te baneses se shtetasit nga Durresi, u bllokua edhe nje sasi prej 10 kg hashash si edhe dy automatike kallashnikove.

Gjate hetimit, u zbulua edhe nje person i katert si furnizues, nga Mamurrasi ne banesen e te cilet u gjet edhe u sekuestrua edhe nje sasi prej 15 kg hashash.

Top Channel