Studimi: Femrat me emotive se meshkujt

23/01/2010 11:05

Femrat jane me te manipulueshme kur behet fjale per sjelljet emotive, sepse ndryshe nga meshkujt ato shpesh here e ndryshojne qendrimin fillestar per nje ceshtje.

Nje grup shkencetaredh nga Italia kane marre ne studim 38 meshkuj dhe 40 femra me nje moshe mesatare 24 vjec. Ata u kane bere nga nje pyetje te gjitheve dhe rezultati ka qene se meshkujt ishin me racionale ne pergjigjen e tyre, ndersa femrat me emotive.

Gjithashtu, studimi thekson se sjelljet e femrave jane me te manipulueshme. Gjate testit, atyre iu be pyetja: “Imagjinoni sikur jeni perballe tre pacienteve qe kane nevoje per nje transplant organi. Mund t’i shpetoni te tre nese vrisni nje njeri te shendetshem. Cfare do te benit? Meshkujt kane thene se do ta benin nje gje te tille, ndersa femrat nuk ishin te gatshme te sakrifikonin nje jete per tre te tjera. Eksperimenti do te publikohet ne revisten “PloS One”.

Top Channel