Britani, perfitonte para nga djali “handikapat”

23/01/2010 13:40

Nje ngjarje e rralle ka tronditur opinionin publik ne Britanine e Madhe ku nje 8 vjecar trajtohej si handikapat nga e ema vetem per te perfituar ndihme monetare nga personazhet e njohur.

Ajo e cilesonte femijen si te semure ne gjendje te rende edhe pse ai gezon shendet te plote fizik dhe mendor. Gjykata ka dhene 3 vjet e 3 muaj burg per mamane, e cila arriti te mblidhte rreth 130 mije sterlina nga bamiresit.

Ne vitin 2005 ajo u cilesua si nje nga mamate me kurajoze te Britanise per shkak te kujdesit te madh publik ndaj djalit. Per vite te tera, Lisa Hayden Johnson e ka detyruar vogelushin te sillet si nje i semure dhe te qendroje ne nje karrige me rota, duke e detyruar te marre edhe ilace te ndryshme.

“Nje sadiste qe e ka detyruar djalin t’u nenshtrohet torturave per 24 ore ne dite qe prej momentit qe ai lindi”, e portretizon Ministria Publike kete mama. Nderkohe qe nuk dihet ende roli i sakte i te atit ne gjithe kete marrezi, pasi gruaja eshte divorcuar nga ai.   

Top Channel