
Vendimi i trajnerit te Gjermanise, Joachim Loew per te testuar fizikisht 4 dite rresht lojtaret e kombetares ne kuader te Boterorit 2010, cilesohet si nje “cmenduri” nga Van Gaal.
Holandezit do t’i mungojne titullaret Lahm, Schweinsteiger, Mueller, Gomez e Klose dhe per kete ai eshte shume i nxehur. “Une besoj se e gjithe kjo eshte nje cmenduri. Shoqerite nuk i paguajne lojtaret per t’i vene ne dispozicion te kombetares per kater dite rresht, kjo nuk eshte normale. Thjesht duhej te na kishin kerkuar testet tona fizike. Gjate gjithe karrieres time asnjehere nuk me ka ndodhur nje gje e tille”, thote me tone te ashpra tekniku bavarez.
Kete fundjave, Bayern Munchen ka nje ndeshje shume delikate ne fushen e Werder Bremen ku skuadra e Schaff do kerkoje fitoren pas disa deshtimeve rresht.
Top Channel