Nderprerja e energjise elektrike ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” ishte nje fatkeqesi, qe fatmiresisht nuk na ndodhi ne nje ndeshje zyrtare te Kombetares.
Federata Shqiptare e Futbollit eshte institucioni i interesuar direkt per permiresimin e kushteve ne stadiumin “Qemal Stafa” dhe shteti, nese do t’ia jepte me koncesion, do te bente nje gje te miren per komunitetin e futbollit.
FSHF-ja, nepermjet sekretarit te saj te pergjithshem Eduard Prodani, insiston se perdorues i stadiumit eshte pikerisht ky komunitet, qe eshte edhe i interesuar per te investuar. “Menyrat e dhenies jane te ndryshme: me koncesion, me qira etj., rendesi ka qe ata qe do ta menaxhojne te kene interes ta bejne sa me mire, sqaron Prodani. Shteti, ne rastin me te mire, mund ta kaloje stadiumin ne pronesi te futbollit”.
FSHF-ja thekson se nuk do te perfitoje nga rasti, “por e verteta eshte se e kemi ngritur zerin me pare, duke paralajmeruar situata te tilla te pakendshme. FSHF-ja ka qene gjithmone e shqetesuar per kushtet e stadiumit, duke kerkuar investime per permiresimin e tyre. Problemi kryesor ka te beje me menaxhimin e ketij stadiumi.
Thelbi i problemit eshte sistemi. Ne rast se shteti nuk arrin t’ia jape me koncesion privatit, FSHF-ja eshte e gatshme ta marre vete dhe te investoje per ndryshimin ambienteve dhe sigurisht formes se menaxhimit. Per federaten, marrja me koncesion e ‘Qemal Stafes’ eshte nje barre me shume, por e shikojme nje zgjidhje te mundshme per ta ndryshuar nje here e mire realitetin e hidhur te ketij stadiumi”, tha sekretari i pergjithshem i federates.
Top Channel