Pershkon 600 kilometra per te vajtur te i zoti

22/01/2010 13:45

Ka pershkuar mbi 600 kilometra me kater putra per t’u kthyer tek padroni i tij, nga Salerno ne Piza. Ka mberritur i raskapitur dhe me kembet qe i rridhin gjak.

Eshte historia e Rokit, nje pastor gjerman 5 vjecar, i marre qe i vogel nga nje shtepi qensh nga nje shtetas sirian qe jeton ne Karrara te Italise.

Dy personazhet, sic bejne te ditur mediat italiane, ishin te pandashem derisa nje dite, teksa ndodheshin ne plazh, qeni u rrembye nga disa cigane, teksa i zoti i tij lahej ne det.

Qe prej atehere siriani nuk ka pushuar se kerkuari kafshen, duke vene njoftime ne gazeta dhe duke shperndare fletushka.

Nderkohe, Roki, i braktisur nga ciganet, ishte adoptuar nga nje familje ne Salerno, e cila duke pare deshiren e qenit per t’u larguar, i kishte vene ne qafe nje kollare me nje numer telefoni.

Vetem pak dite me pare qeni u gjet ne Piza nga disa vullnetare, te cilet pasi kane pare nje tatuash kane arritur te gjejne padronin e tij. Keshtu, Roki i beri me makine 100 kilometrat e mbetur per te arritur tek miku i tij.

Top Channel