Ndihma per te permbyturit nga bashkite

22/01/2010 19:40

Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama sebashku me perfaqesues te disa njesive bashkiake ne vend kane udhetuar ne veri te vendit, per te ndihmuar banoret e ketyre zonave me ushqime veshje dhe uje.

Disa banore kane deshmuar se shperndarja e ndihmave po behet ne menyre te pabarabarte. “Uji qe ka mbetur ne Dajc nuk eshte i majte as i djathte. Te mbytet nje zone dhe te ndahen ndihmat ne kete menyre nuk ka bere vaki”, thote nje banor.

Kryebashkiaku Rama tha se te zgjedhurit socialiste do te vazhdojne te ndihmojne banoret, por shtoi se opozita do te vazhdoje betejen me qeverine per demokracine dhe hetimit te zgjedhjeve. “Bashkite tona po sjellin perdite ndihma. Kjo eshte politika jone dhe kjo eshte rruga jone, te ndihmojme njerezit pavaresisht bindjeve dhe te bejme nje beteje pa kompromis ndaj kesaj qeverie qe njerezit i mbyti, qe shtetin po e rrenon, qe ekonomine po e fundos”, theksoi Rama.

Ne mbeshtetje te Bashkise se Tiranes jane angazhuar edhe bashkite e Selanikut e Ankarase dhe e Barcelones, te cilet kane sjelle dhe po sjellin konteniere me ndihma.

Top Channel