Haiti, Rusia e shqetesuar per vemendjen e SHBA

22/01/2010 13:20

Rusia ka shprehur shqetesimin e saj per vemendjen qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes po i kushtojne ishullit te Haitit, i shkaterruar nga termeti.

Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se SHBA duhet te kufizohen vetem ne dhenien e ndihmave humanitare dhe te mos perfitojne nga situata ne Haiti per qellime te tjera.

Nderkohe, OKB ka ndalur operacionet e kerkimit per te mbijetuar nen germadha dhe ka vendosur te perqendrohet tek shperndarja e ndihmave humanitare per ata qe kane nevoje.

Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenese e selise se Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve.

Top Channel