France, Big Brother ne versionin gazetaresk

22/01/2010 17:10

Big Brother edhe per gazetaret franceze te cilet duhet te pershtaten rreth nje jave ne nje shtepi te mbyllur ku do kene te drejte te futen vetem ne blogjet Facebook dhe Twitter.

Atyre nuk do t’u lejohen celularet, gazetat, televizioni apo radio, por do kene ne dispozicion nga nje kompjuter per te informuar publikun vetem me lajmet qe do kene mundesi te gjejne nepermjet dy rrjeteve te fuqishme. Do t’ia dalin mbane te informojne publikun me lajme te nevojshme? Kjo ngelet per t’u pare.

Versioni gazetaresk i Big Brother serviret nga nje shoqate nderkombetare e quajtur RFP dhe ne te do marrin pjese gazetare te njohur franceze. Qellimi nuk eshte testimi i cilesise se gazetareve, por vertetimi i “cudirave” qe mund te bejne keto dy rrjete.

“Thuhet perhere se mediat e verteta po kercenohen nga keto blogje. Qellimi jone eshte te tregojme sa ka mjete te ndryshme informimi dhe secili prej tyre eshte i ligjshem. Rrjetet sociale mund te jene nje ndihme e madhe per te shperndare informacionin nga vende ku vepron censura”, shprehet drejtori i France Info, Philippe Chaffanjon.   

Top Channel