Derbi i Milanos rrezikon “xhevahiret”

22/01/2010 15:20

Derbi Inter-Milan mund te luhet i pergjysmuar ne organike pasi nga te dyja skuadrat mund te mungojne lojtare qe kane role te rendesishme.

E reja me e fundit vjen nga kampi zikalter ku holandezi Sneijder ka shfaqur shenja gripi dhe temperature te larte. Sipas mjekeve, gjendja e tij nuk eshte shqetesuese, por duhen pritur oret ne vazhdim per te marre nje vendim perfundimtar. Nderkohe, Mourinho eshte optimist per rekuperimin e Stankovic, Muntarit dhe Motta-s, te cilet po rekuperohen me shpejtesi.

Ne kampin kundershtar, mundesite per te pare mbrojtesin Nesta ne fushe jane shume te pakta. Ish laciali eshte stervitur vecmas ne palester per shkak te problemeve muskulare. Ne rast se Nesta do mungoje, ne fushe do zbrese Favalli, ndersa Seedorf do ta nise ndeshjen nga pankina.

Formacioni me i mundshem kuqezi eshte; Dida, Abate, Thiago Silva, Antonini, Ambrosini, Gattuso, Pirlo, Ronaldinho, Borriello e Beckham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA