Akuza per ngacmime seksuale mesuesit te vajzave te Obames

22/01/2010 00:15

Nje mesues qe u jepte mesim edhe vajzave te presidentit amerikan Barak Obama, akuzohet per ngacmime seksuale ndaj nxenesve.

Mesuesi, identiteti i te cilit nuk behet publik besohet se ka ngacmuar disa nxenese te shkolles private Sidwell Friends ne Uashington gjate seancave private te mesimdhenies. Ai eshte pushuar menjehere nga puna prej institutit mesimdhenes dhe ndaj tij autoritetet kane ngritur menjehere akuzen per ngacmime seksuale.

Nuk dihet nese vajzat e ciftit presidencial amerikan jane bere pre e ngacmimeve seksuale te mesuesit apo jo.

Top Channel