Pronat, ulet kerkesa, por jo çmimet

21/01/2010 09:20

Çmimet e apartamenteve ne Tirane nuk kane levizur, edhe pse nga agjencite e pronave te paluajtshme behet e ditur se kerkesa per to eshte ulur me rreth 70 per qind.

Sipas punonjesve te agjencive te pronave te patundshme, shkak per kete ka qene humbja e interesit te ndertuesve per shitje te apartamenteve, edhe pse firmat jane perballur me nje mungese fondesh. Kjo mungese interesi, sipas agjencive ne Tirane, lidhet me pamundesine e bankave per te bashkepunuar me sektorin privat.

“Ndersa kerkesa per blerje apartamentesh ka rene me gati 70 per qind, kerkesa per blerje dyqanesh apo tokash eshte pothuajse zeruar”, thote drejtuesi i njeres prej agjencive te kontaktuara.

Bankat kane tkurrur kreditimin per bleresit e apartamenteve, por sipas agjencive, problemi me i madh qendron ne faktin se rreth 100 pallate qe po ndertohen aktualisht ne Tirane, nuk jane regjistruar ende ne Hipoteke e per pasoje, nuk dorezohen dot si kolateral prane bankave.

Gjate viteve te shkuara, pjesa me e madhe e blerjes se apartamenteve eshte financuar permes kredive bankare. Mungesa e nje hipoteke ngushton mundesite e kredimarrjes nga bankat ne vend. Per te ofruar sherbimet e tyre, keto te fundit kerkojne patjeter nje hipoteke si garanci per kredite ne vlera te medha parash.

Sipas agjencive imobiliare ne  Tirane, eshte zona e ish-Bllokut ajo qe ka dhe çmimet me te larta te apartamenteve. Keto çmime variojne nga 1500-2000 euro/m².

Ne zonat periferike te  Tiranes, çmimet e apartamenteve kane nje çmim relativisht te ulet qe shkon deri ne 400 euro/m².

Por punonjes te agjencive te pronave te patundshme shprehen se dhe pse ky çmim ndryshon ndjeshem me ate te zonave te tjera, kerkesa per apartamente ne keto zona eshte gjithashtu e ulet.

Kjo vjen per shkak te mungeses se infrastruktures me keto zona. Agjencite e pronave te patundshme tregojne se shpesh ka pasur konflikte midis firmes ndertuese dhe pushtetit vendor te zones per rregullimin e ambienteve rreth komplekseve te ndertuara.

Sipas firmave, kjo mbetet pergjegjesi e minibashkise perkatese, ndersa kjo e fundit pretendon se kjo eshte pjese e projektit te firmave ndertuese.

Top Channel