Milan, Huntelaar kerkon te largohet

21/01/2010 18:15

Klaas-Jan Huntelaar, sulmuesi holandez qe u ble me shume buje nga Milani ne muajin qershor, e shikon te ardhmen ne nje skuader tjeter pasi ai nuk ka arritur te siguroje nje vend titullari tek kuqezinjte.

Ofertat e ndryshme kane bere qe lojtari te mendoje per largimin nga Milano. “Ka disa klube ne Angli qe interesohen per te. Nuk mund te them emra, por ne futboll gjithcka eshte e mundur, pasi edhe ne javen e fundit mund te ndodhin shume gjera. Huntelaar deshiron te luaje me shume dhe nuk ka rendesi ku e ben, ne Angli, Gjermani, Spanje apo Itali”, thekson agjenti i sulmuesit, Arnold Oosterveer.

Ai ka shtuar se Milani deshiron qe ta mbaje, por beri thirrje qe Leonardo ta aktivizoje me shume gjate kater muajve te mbetur te sezonit.

Top Channel