Klinton: E pakenaqur nga ndarja e ndihmave ne Haiti

21/01/2010 04:20

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilllari Klinton ne nje deklarate per shtyp shprehu pakenaqesine e saj ne lidhje me ecurine e ndarjes se ndihmave ne Haiti.

“Natyrisht nuk jam e kenaqur nga ndarja e ndihmave. Jam e vetdijeshme per veshtiresite qe po hasin njerezit tane ne terren per ndarjen e tyre. Jane mjaft sfida humanitare ne Haiti te cilat duhet te perballohen te gjitha ne te njejten kohe”, deklaroi Klinton.

SHBA shtoi me 4 mije trupa te tjere kontigjentin e saj ushtarak ne Haiti te cilet do te merren me ndarjen e ndihmave.

Top Channel