Itali, trafiku nderkombetar i droges, 16 te arrestuar

21/01/2010 08:00

Policia italiane dhe Guardia di Finanza kane kryer nje operacion kunder nje organizate kriminale per trafikun nderkombetare te lendeve narkotike.

Ne oret ne vijim ushtaraket italiane kane arrestuar 14 marokene dhe dy italiane per trafik nderkombetar dhe shperndarje te droges.

Hetimet kane filluar ne 2007-en pas kontrollit te disa emigranteve qe gjendeshin prej kohesh ne Bergamo.

Gjate operacionit jane sekuestruar 7.5 kilograme kokaine dhe tre tone hashash qe vinte nga Spanja, Holanda dhe Maroku.

53 persona te tjere jane nen hetim.

Top Channel