Durres, arrestohet 63-vjecari per shfrytezim prostitucioni

21/01/2010 12:35

Antitrafiku i Durresit ka goditur nje vater prostitucioni ne qytetin bregdetar qe drejtohej nga nje 63-vjecar me origjine nga rrethi i Matit.

Informacionet e marra ne rruge te ndryshme kane zbuluar apartamentin ku 63-vjecari shfrytezonte bashkeshorten e vet 42 vjec dhe nje grua 55 vjec nga Shijaku per te siguruar fitime kundrejt klienteles qe u siguronte.

Ne kuadrin e operacionit “Banesa 21” agjentet e antitrafikut ne bashkepunim me prokurorine siguruan me pare nga gjykata masen e sigurise “arrest ne burg” per 63-vjecarin dhe e arrestuan ate ne apartamentin e vet ne lagjen 6 te Durresit.

Ndaj tij eshte ngritur akuza e shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, ndersa ne momentin e ekzekutimit te vendimit penal, ne banesen e ketij shtetasi u kapen ne flagrance duke ushtruar prostitucion gruaja e tij dhe 55 vjecarja nga Shijaku ndaj te cilave nisi procedimi penal ne gjendje te lire per ushtrim prostitucioni.

Nga kontrolli ne banese u gjeten dhe sekuestruan nje sasi parash ne leke, kontraceptive ne sasi te medha, nje arme gjahu.

Nga hetimet rezulton se 63-vjecari i ka shfrytezuar dy grate prej afro nje viti kundrejt vleres prej 1 mije lekesh te reja per klient, ndersa po hetohet dhe per shfrytezim te grave te tjera per kete qellim prej tij.

Top Channel