Dokle: Hetimi i zgjedhjeve permes hapjes se kutive

21/01/2010 12:45

Deputeti i Partise Socialiste Namik Dokle deklaroi se hetimi i zgjedhjeve eshte sugjerimi i nderkombetareve per te nxjerre vendin nga kriza.

“Kerkesa e vazhdueshme e Partise Socialiste per te hetuar zgjedhjet, permes nje komisioni hetimor parlamentar, qe ka per objekt hapjen e kutive, si te vetmen menyre per te zbardhur te verteten e 28 qershorit, eshte  bere tashme  sugjerim i qarte  edhe i faktorit nderkombetar sugjeron, per ta nxjerre Shqiperine nga kriza politike; per tu hapur rruge reformave integruese nepermjet dialogut serioz mes institucioneve te vendit dhe me ato nderkombetare”, u shpreh Dokle.

Sipas socialisteve hetimii zgjedhjeve nuk ka asnje kuptim pa hapjen e kutive dhe verifikimin e te gjithe procesit.

“Nuk mund te flitet per shumice te opozites ne komisionin hetimor, kur kesaj shumice i mohohet apriori kerkesa per hapjen e kutive! Sipas kesaj logjike absurde do te thote, zbatoni ligjin jo ashtu siç eshte, por ashtu siç dua ta shkel une, gje qe e ka bere disa here edhe shumica e qeverise ne KQZ”, theksoi Dokle.

Nje dite me pare kreu socialist Edi Rama deklaroi se opozita do te kerkoje deri ne fund hetimin parlamentar te zgjedhjeve, ndersa u shpreh i gatshem per nisjen e nje dialogu.

Top Channel