Dashuria mund te linde edhe nga shkuesia

21/01/2010 20:05

Kane kaluar nje jete te gjate se bashku e fati e ka dashur te pleqerojne te dy.

E tyrja nuk eshte nje histori e mirefillte dashurie, por edhe sot ne moshe te thyer ata nuk bejne dot pa njeri-tjetrin. Kane me shume se 60 vjet bashke dhe lidhja e tyre eshte bere sic e donte zakoni i te vjeterve. Pelqimi i paleve per miqesine mes fiseve, dhe te ata te cilet do te lidhnin jeten, nuk kishin te drejte as te mesonin fatin e jetes. Sania ka qene vetem 9 vjec kur babai i saj vendosi ta fejoje.

“Kam qene 9 vjec kur u fejova. Ne fillim me pa vjehrra”, thote Sania. Ne ate moshe, Sania ishte shume e re per te menduar per pergjegjesite qe do t’i binin mbi supe. Ramazani, i cili ka qene 18 vjec ate kohe, mes rrugeve te fshatit Grore dikush i prezanton gruan e ardhshme, te cilen nuk kishte te drejte as ta shikonte.

Zakoni e donte qe cifti i fejuar te mos takoheshin deri ne diten e marteses. Sanija, grua e urte dhe e bindur ndaj fatit qe te tjeret vendosen per te, e nga ana tjeter Ramzani, nje burre zakoni edhe sot, kane kaluar se bashku nje jete mire. Cifti ka sjelle ne jete 10 femije. “Kam 6 djem dhe 4 vajza, jam e lumtur, i kam shume mire”, pohon Sanija.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel