Aleksander Lalo, artisti qe nuk plaket kurre

21/01/2010 20:15

Aleksander Lalo eshte nje nga kompozitoret me prodhues shqiptare, por ndoshta puna e tij nepermjet shifrave do te vinte e paplote edhe sikur te thonim qe ne kompleks do te ishin 200 e me shume ore muzike e prodhuar.

I diplomuar ne Akademine e Arteve, puna e tij me voluminoze ka qene krijimi i disa prej kolonave zanore me te spikatura te kinematografise shqiptare si dhe kompozime per festivale duke perfshire ate te 11-te. Edhe pse tentoi ta perfshinte ne art, djali i madh i profesorit, Endri, e braktisi pianon per mjekesine dhe ja si e sheh ai te atin.

“E kam ndjekur per 4-5 vjet pianon, por pastaj per rrethana te ndryshme kalova nga ana e mamit, u bera dentist. Eshte mjaft i kujdesshem. Nje pjese te madhe te kohes e kalon ne piano, madje edhe kur ikin dritat”, pohon ai. Nga bisedat me Lalon, muzika delikate dhe forca e nje njeriu rebel jane po aq prezente dhe ai na tregon per nje ritual te tijin te perditshem.

Nje tjeter surprize jane dhe miqte e tij te afert, Ardian Trebicka dhe Armir Shkurti, te cilet jane ndonje dekade me te rinj por ne tavoline asgje e tille nuk ndjehet. “Jam njohur rastesisht dhe ka qene personi i pare qe me ka dhene mbeshtetje. Si fillim na bashkoi muzika dhe me pas jemi bere miq te mire”, thote Ardiani.

Por me i qarte per te duhet te jete Armiri pasi nuk ka lidhje me muziken dhe pershtypjet e tij jane akoma me joprofesonale. “Pijme kafete ne mengjes dhe eshte nje miqesi qe ka ardhur dalengadale. Sandri eshte modeli i personit qe vazhdon te jete i lire”, thote Armiri. Kompozitori nderkohe eshte duke bere nje permbledhje te puneve te tij me te mira dhe krijime te reja, pasi nje artist rebel nuk plaket kurre.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA