“Albania Airlines”: Riparohet defekti, nisja pasdite

21/01/2010 11:45

Fluturimi i avionit te linjes Tirane-Torino i cili pati nje defekt nje dite me pare, do te behet sot ne oren 18:30.

Mbremjen e kaluar nje tjeter incident u ndodhi pasagjereve te kompanise shqiptare “Albanian Airlines”, pasi avioni me te cilin udhetonin beri ulje te detyruar pas nje ore fluturim ne aeroportin e Rinasit, prej nga ku ishte nisur.

Kompania njoftoi se defekti tashme konsiderohet i riparuar dhe nisja behet sot.

Ngjarja

Avioni i kompanise “Albania Airlines” u nis nga Rinasi pasdite djeshme por u kthye ne piste pasi nje nga valvulat e shkrirjes se akullit nuk punonte. Nje pasagjere e ketij avioni tregoi per Top Channel momentet e frikes.

“Do te niseshim per ne Torino ne oren 13:55. Pastaj, pas asaj nuk dhane asnje lajm, por thane se do te nisej per ne oren 15:00. Ne 15:00 nuk kishte asnje lloj shenje qe do te niseshim dhe u nisem ne oren 16:00. Sapo u ngrit avioni na thane qe ka defekt. Nje grua u be shume keq. Pastaj ndejtem nje ore ne fluturim per te harxhuar karburant dhe u kthyem”, eshte rrefyer pasagjerja Drilona Kodra.

Nderkohe, perfaqesuesi i kompanise “Albanian Airlines”, Ilir Kurgjini ka deklaruar se incidenti i ndodhur eshte mese normal, pasi mund t’i ndodhe te gjitha kompanive ajrore, si atyre me kosto te ulet, ashtu edhe me te njohurave.

Precedenti

Te dielen nje ngjarje e pazakonte ndodhi me nje avion te kesaj kompanie, kur pasagjeret e linjes Tirane-Bolonja zbriten ne Bratisllave te Sllovakise, sepse pilotet vendosen te ndryshonin destinacion menjehere pasi dolen nga territori shqiptar.

Fillimisht u fol per nje defekt, me pas drejtuesit e “Albania Airlines” thane se e gjithe sa ndodhi kishte motiv protesten e ekuipazhit te avionit per mosmarrjen e pagave. Pilotet dhe stafi varen nga nje kompani sllovake, prej nga ku eshte marre me qira mjeti fluturues.

Per pasoje pasagjeret mberriten pas 24 oresh me vonese ne destinacionin e tyre te vertete, Italine.

Top Channel