Virxhinia, vetedorezohet autori i masakres

20/01/2010 13:45

Dorezohet Christopher Speight, autori i nje masakre, i cili kishte vrare 8 persona dhe me pas u fsheh per pak kohe ne pyjet e Virxhinias, se Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Lajmin e ben te ditur CNN, qe raporton se dhjetera agjente policie u perfshine ne nje operacion kerkimi ne thellesine e pyllit ku vrasesi ishte fshehur.

Kufomat e tete personave u gjenden nga policia brenda dhe jashte nje shtepie ne nje zone rurale.

Kreret e policise sqarojne se shtate kufoma u gjenden ne shtepi, ndersa nje i tete u pikas ne momentet e fundit te jetes ne kopsht.

Ndersa ndaj tij ishte shpallur nje operacion masiv kerkimi dhe prangosjeje, Speight 39 vjec qelloi me arme ndaj nje helikopteri te policise qe po fluturonte shume prane tokes. Per pasoje rezerva e karburantit u shpua e piloti u detyrua qe te ulej me urgjence.

Top Channel