SHBA, vrasesi masakron 8 persona, fshihet ne pyll

20/01/2010 10:25

Amerika eshte perfshire nga ankthi qe ka shkatuar nje histori, e cila duket se eshte nje “déjà vu” pasi shpesh here ne SHBA perseriten akte te tilla.

Policia e Virginia-s eshte vene ne kerkim te nje njeriu te armatosur qe ka vrare dhe plagosur te pakten 8 persona. Vrasesi eshte futur me shpejtesi ne nje pyll dhe te pakten 100 agjente po krehin zonen. Forcat e rendit nderhyne pasi disa deshmitare pane nje njeri te plagosur ne nje rruge ne Virginia.

Kur ata u afruan tek njeriu i plagosur, ne drejtim te tyre u derdh nje lume plumbash. Nderkohe, ne qytezen Appomattox jane gjetur disa viktima. Perplasja me policet ndodhi ne oren 12 me ate lokale kur sherifi i qytezes mori nje telefonate.

“Nuk kemi te dhena te sakta per numrin e viktimave dhe motivet qe e kane shtyre kete person te ndermarre nje akt te tille”, deklaron policia. Sipas te dhenave, atentatori ka gjuajtur me arme zjarri edhe nje helicopter te vene ne ndjekje te tij, duke rrezikuar rrezimin e mjetit fluturues.  

Top Channel