SHBA, superaksion policor per kapjen e nje killeri

20/01/2010 02:45

Mbi 100 agjente policie ne Virxhinia te SHBA-se jane vene ne ndjekje te nje personi te armatosur i dyshuar per vrasjen dhe plagosjen e nje disa personave ne qytezen Appomattox.

Dhjetra agjente federale e lokale, pas nje telefonate te marre nga disa persona denoncuan rastin e nje personi te plagosur ne nje autostrade prane Appomatox.

Ne momentin kur u afruan forcat e rendit killeri hapi zjarr edhe ndaj tyre. Prej te shtenave nje helikopter federal u detyrua te braktiste operacionin mbeshtetes nga ajri.

Dyshohet se agresori fshihet ne nje zone te pyllezuar mjaft prane qendrave te banuara dhe per kete arsye policia keshilloi banoret te mos dalin nga shtepite e tyre deri ne nje lajmerim te dyte.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes se rende, numri i viktimave apo identiteti i agresorit

Top Channel