SHBA, Bibla ne armet e ushtareve

20/01/2010 04:30

Fragmentet biblike te shkruajtura ne disa arme te ushtrise amerikane kane ndezur debate te ashpra mes liberaleve dhe konservatoreve ne Kongresin amerikan.

Sipas liberaleve shkrimet biblike nuk mund te tolerohen ne ushtrine amerikane, pasi pjese e saj jane edhe shume te rinj muslimane. Liberalet gjithashtu shprehen se veprime te tilla mund t’u kundervihen amerikaneve sepse talebanet tashme justifikohen perballe popullsise afgane “se ushtria amerikane po kryen kryqezata kunder tokave islame”.

Nderkohe per konservatoret ky fakt nuk perben problem. Ndersa vete Pentagoni ka preferuar te heshte.

Shkrime si “JN8:12” ( John 8:12  ku thuhet “ Kur Jezusi t’u flase njerezve e t’u thote qe: Jam drita e botes. Kushdo qe me ndjek, nuk do te ece ne erresire, por do te kete driten e perjeteshme”), ndodhen ne armet Trijicon, e prodhuar nga nje shoqeri kontratutese me Pentagonin. Mesohet se shkrimet biblike u udhezuan prej pronarit afrikano-jugor te shoqerise pale me Pentagonin i cili rezulton i zhdukur prej disa kohesh.

Top Channel