Patozi: Hetim pa hapur kutite

20/01/2010 19:45

“Jam ketu sot qe ne emer te grupit parlamentar te Partise Demokratike te shpreh vleresimin per projektrezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, e cila kerkon pjesemarrjen e opozites ne Parlament, si dhe ngritjen e nje komisioni hetimor per zgjedhjet e fundit ne Shqiperi. Deshiroj qe me kete rast, te pershendes qendrimin e shprehur sot publikisht te kryetarit te Partise Socialiste, zotit Edi Rama, ne mbeshtetje te ketyre kerkesave”.

Ky eshte qendrimi zyrtar i Partise Demokratike pas rikthimit ne skenen politike te debatit per qendrimin e Partise Socialiste ndaj Parlamentit, menjehere pas publikimit te projektrezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Kerkeses se kesaj projektrezolute per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar, mazhoranca i eshte pergjigjur menjehere pozitivisht, duke riperseritur gatishmerine e saj per ngritjen e ketij komisioni hetimor.

“Mazhoranca, qe qeveris vendin, ashtu sic ka deklaruar edhe here te tjera, eshte e gatshme qe t’i jape opozites shumicen ne kete komision parlamentar. Ne jemi plotesisht dakord per nje hetim te plote dhe te ndershem, ne perputhje me Kushtetuten, ligjet e vendit dhe rregullat e  shtetit ligjor”, ka deklaruar Patozi.

Por situata nuk eshte aq roze sac percillet nga dy qendrimet politike. Ne thelb, asgje nuk ka ndryshuar nga qendrimet e meparshme te socialisteve dhe demokrateve, pasi njera pale kerkon hapjen e kutive, ndersa pala tjeter thote se ajo eshte anti-kushtetuese. Ky eshte edhe argumenti qe dmeokratet perdorin per te ftuar socialistet te nderpresin bojkotin.

“Me duhet te theksoj gjithashtu, se kjo mazhorance ka qene dhe vazhdon te jete e hapur per dialog me opoziten, por ky komunikim duhet te zhvillohet ne rrafshin institucional dhe jo ne rruge”, ka shtuar Patozi.

Top Channel