Nderron jete Erich Segal, autor i “Love Story”

20/01/2010 09:20

Profesori i letersise klasike ne Harvard, Erich Segal, i cili u be i famshem fale librit “Love Story”, ka nderruar jete ne moshen 72 vjecare. Lajmin e beri te ditur miku i tij, Ned Temko.

Ne momentin e vdekjes ai ndodhej ne Oxford per te dhene disa leksione. Segal e shkroi romanin e famshem ne vitin 1969 kur ishte vetem 32 vjec dhe jepte mesim ne Harvard.

“Dashuri do te thote te mos thuash asnjehere me vjen keq”, eshte nje nga frazat me te famshme te Segal. Libri i tij me pas u be edhe film, duke korrur nje sukses te madh. Ai ka shkruar edhe disa romane te tjere dhe njihet si kritik letrar.

Ne vitin 2001 Segal shkroi nje ese akademike per historine e komedise dhe batutave qe nga Greqia e lashte deri ne kohen e Stanley Kubrick.

Top Channel