Mynih, terhiqet alarmi per bombe

20/01/2010 21:55

Eshte terhequr alarmi per bombe ne aeroportin e Mynihut, i cili u evakuua pjeserisht pasi nje kompjuter rezultoi pozitiv ndaj testit te eksplozivit.

Zedhenesi i policise se qytetit gjerman, Albert Poerschke ka bere te ditur se i dyshuari, qe fillimisht mendohej se ishte arratisur ne kembe, ishte nje udhetar qe kishte ngut per kapjen e avionit.

I njejti burim shton me tej se udhetari ne fjale nuk e kishte kuptuar se policia donte te kontrollonte canten e kompjuterit te tij.

Top Channel