Kerkohet ne Tirane, Kumbaro i lire ne Londer

20/01/2010 15:40

Nje dite pasi Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane refuzoi ndryshimin e mases se arrestit per Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin, i akuzuari tjeter Ilir Kumbaro eshte fotografuar ne Londer duke ndertuar nje burre prej debore.

Kumbaro, ish drejtuesi i larte i SHIK-ut per Tiranen, gjate ketyre 13 viteve, fshehje ne Londer, duke perdorur emrin Shaqa Shatri, me shume kujdes dhe ne fshehtesi te plote ka mundur te ruaje anonimatin.

Por  fotot ekskluzive te siguruara nga Top-Channel i japin fund anonimatit te Ilir Kumbaros i cili duket se po shijon cdo sekonde te lirise se fituar nga Gjykata e Apelit ne Londer mesin e Dhjetorit 2009.

Nderkohe qe mbi te rendon akuza e ngritur ne Tirane se cfare Kumbaro ka fshehur nen toke, nga keto foto duket qarte se ish oficeri Sherbimit Sekret Shqiptare po kujdeset te ngreje mbi toke nje burre prej debore.

Burime nga Departamenti Ekstradimeve ne Prokurorine Britanike jane shprehur se ata nuk e kane ekzekutuar ende mandatin e ri te arrestit per Ilir Kumbaron, leshuar nga Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane, pasi Ministrise se Drejtesise shqiptare i eshte kerkuar dokumentacion shtese.

Deshtimi i ekstradimit te Ilir Kumbaros nga Anglia, ndodhi gjate nje seance ne Gjykaten e Apelit ne Londer ne te cilen Clair Dobbing perfaqesuesja e shtetit shqiptar nuk e kishte mandatin e ri te arrestit leshuar nga Gjykata e Krimeve te Renda.

Mesohet se ky mandat arresti i derguar autoriteteve britanike ne forme leter-porosie nga Ministria e Drejtesise ne Tirane nuk mberriti ne kohe, duke i mundesuar avokateve te Kumbaros fitimin e seances se apelit.

 

Top Channel