Helidon Haliti, itinerari i nje piktori te merguar

20/01/2010 19:15

Helidon Haiti i perket asaj gjenerate te re te studenteve te Shqiperise bashkekohore qe u diplomua ne Akademine e Arteve te Bukura per pikture ne vitin 1993.

I emigruar ne Greqi per gati 12 vjet, piktori ne fjale rikthehet ne vendin e tij, per te derdhur ne telajo ate qe i  ben pershtypje, shume afer studios se tij. Piktura quhet “Komuna e Parisit” dhe ne filozofine e piktorit  ajo ka kete domethenie.

“Eshte i habitshem fakti se autizmi jashte eshte qartesia brenda”, eshte shprehur Helidoni.

Motivi me i shpeshte ne pikturen e tij eshte shtepia, si nje simbol i sigurise, i cilesuar prej artdashesve te piktures, si poet i ngjyrave. Njohesit e stilit dhe te punes se tij e cilesojne Halitin “piktor te lindur”.

Zana Varvarica, kritike, thote se Helidoni eshte nga ata artist qe punon cdo dite.

“Ai mbetet nje artist qe i referohet mjaft mire situatave ku njeriu mbijeton dite pas dite”, thote Zana.

Me ekspozita vetjake dhe pjesemarres ne evenimente te tilla, Helidon Halite  mundi t`i kapercente kufijte fizike dhe shpirteror qe ne vitin 1985 me prezantimin e punimeve te tij ne Ekspoziten e Piktoreve te Rinj ne Oslo te Norvegjise ne te cilen mundi te rrembeje dy cmime ne akuarel. Dhe keshtu rodhen pjesemarrjet ne gati 15 evenimentete te artit pamor brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise.

Artan Marku, miku i tij e vlereson Helidonin per komunikim me boten.

“Eshte nje piktor i mrekullueshem. Ai i ka konceptuar keto pune qe shume heret ne vitet 90. Ai ishte shume i avancuar”, shprehet Artani.

Me cikle pikturash te njepasnjeshme, ku boten qe jetojme e ndeshim perhere te dyte te ofruara prej piktorit, miqte e tij vecojne nje ‘set” punimesh nga moria e puneve te tij.

“Shtepia simbolizon tek njeriu familjen, eshte nje njeri qe familjen e ka te shenjte”, shprehet Artani.

Krijues, nepermjet punes dhe jo fjales, Heidon Haliti eshte ne rrugen e tij  hulumtuese brenda stilit te tij, me nje pretendim te dukshem.

FOTO GALERI
3/3
Perfaqesuesi i gjenerates se re

Top Channel