Gates: Al Kaeda kercenon Indine dhe Pakistanin

20/01/2010 10:45

Sekretari amerikan i Shtetit, Robert Gates ka deklaruar nga India se Al Kaeda kerkon te hape nje tjeter front lufte ne Pakistan.

Sipas tij, ne pjesen jugore te Azise, organizata terroriste ka zhvilluar nje “shoqate terrori” me te cilen jane bashkuar levizjet klandestine te Laksharit dhe Taibas.

Gates theksoi se keto organizata kane planifikuar atentate si ai ne qytetin e Mumbait ne nentor te vitit 2008. Gjithashtu, sekretari amerikan i Mbrojtjes theksoi se nje kercenim te madh nga terrorizmi ka edhe India.  

Top Channel