Eto’o: Do te jem me Tunizine
20/01/2010 17:00
Samuel Eto’o shtrengon dhembet dhe do te jete prezent ne ndeshjen kunder Tunizise, e vlefshme per grupin D te Kupes se Afrikes.
Edhe pse kaviljen e kembes se majte e ka te fashuar, kapiteni i Kamerunit ka hedhur poshte zerat qe flisnin per nje mungese te tij ne garen e neserme.
“Eshte gjithcka e rreme. Edhe po te ndjeja dhimbje kam nje staf te mire mjekesor qe do te me mundesoj qe te marre pjese ne gare”, eshte shprehur Eto’o.
Top Channel