Britani, pezullohen fluturimet nga Jemeni

20/01/2010 17:40

Kryeministri britanik Gordon Brown ka njoftuar se do te pezullohen me efekt te menjehershem, deri ne nje date te pacaktuar, fluturimet direkte nga Jemeni ne Mbreterine e Bashkuar.

Njoftimi, i bere ne nje seance te Parlamentit, vjen pas alarmit per atentatin e deshtuar te fluturimit Amsterdam-Detroit, diten e Krishtlindjeve.

Brown ka deklaruar se vendimi eshte marre ne bashkepunim me kompanine ajrore jemenase “Yemenia Airlines”.

Diten e Krishtlindjeve nje i ri nga Nigeria ne bordin e nje avioni tentoi te hidhej ne ere me nje sasi eksplozivi te fshehur ne te brendshmet e tij.

Top Channel