Berisha: Grupe specialistesh ne zonat e permbytura

20/01/2010 11:50

Gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri Berisha tha se ne zonat e permbytura ne veri-perendim te vendit, do shkojne grupe specialistesh per vleresimin e demeve.

Ai falenderoi te gjithe ata qe bene te mundur qe kjo katastrofe ekologjike ne veri te vendit, te mos kthehej ne njerezore. “Ne sot nuk kemi as edhe nje jete njerezore te humbur, cka perben nje merite shume te madhe dhe deshmon per nje eficence shume te larte te operacionit te shpetimit qe u organizua nen drejtimin e komitetit nderministror. Por dua te them se i mbetem mirenjohes per ate solidaritet te jashtezakonshem qe kane deshmuar qytetaret shqiptare ne kete fatekeqesi natyrore ndaj zonave te permbytura”, theksoi shefi i qeverise.

Me tej, ai u shpreh se qeveria eshte e vendosur te perballoje me sukses kete situate, duke mobilizuar te gjitha burimet qe ka ne dispozicion.

“Nje mirenjohje e vecante u shkon te gjitha komunave dhe bashkive te vendit qe kane zbutur pasojat dhe serish u bej thirrje qe te ndihmojne para se gjithash me ushqim per gjene e gjalle. Ministria e Bujqesise eshte e angazhuar te krijoje te gjithe rezerven e nevojshme ushqimore per gjene e gjalle per 2 muajt qe vijne por eshte shume i mirepritur cdo kontribut qe mund te behet”, shtoi Berisha.   
 

Top Channel