Banfi, lajm fals ne internet per vdekjen e aktorit

20/01/2010 09:40

Oret e fundit ne internet ka qarkulluar nje lajm per vdekjen e aktorit te famshem italian Lino Banfi, por eshte vete artisti qe ka pergenjeshtuar gjithcka, madje duke e marre me humor kete situate.

“Vdiqa dhe u ringjalla”, shprehet Banfi, duke qetesuar italianet dhe fansat e tij.

“Jam i gjalle dhe ne gjendje shume te mire. Nese eshte e vertete qe keto genjeshtra te zgjasin jeten, atehere kam shprese. Isha fiksuar te jetoja deri ne moshen 84-85 vjecare dhe mendoj se kam edhe disa vite para”, shtoi aktori 73 vjecar.

Top Channel