Zhvleresimi i lekut, shqiptaret paguajne me shume

19/01/2010 20:15

Pas shtrenjtimit te kredive, familjet shqiptare po paguajne nje tjeter kosto te larte qe vjen si pasoje e zhvleresimit te lekut ndaj euros.

Ekspertet thone se rritja historike e cmimeve te artikujve ushqimore qe eshte me e larta qe nga viti 1998, eshte e lidhur direkt me dobesimin e lekut. “Industrite shqiptare jane ndeshur me rritjen e detyrueshme te cmimeve si pasoje e zhvleresimit te lekut. Nje pjese e konsiderueshme e atyre qe quhen prodhime vendore, lendet e para i marrin ne tregjet nderkombetare”, shprehet Gjergj Buxhuku.

Por pertej zhvleresimit te lekut, cmimet e ushqimeve qe marrin mesatarisht 40 per qind te te ardhurave te nje familjeje, reflektojne pike se pari krizen e tejzgjatur te sektorit te bujqesise. “Po te shikohet se sa prodhohet ne vend dhe se sa prej ketij prodhimi del ne treg, diferenca eshte tmerresisht e madhe. Prodhimi yne nuk del ne treg, nderkohe qe ne importojme”, thekson Adrian Civici.

Por pse fermeret shqiptare nuk arrijne te jene efektive dhe te prodhojne me kosto te uleta ashtu si fermeret e vendeve pertej kufijve. “Bujqesia nuk eshte ceshtje individi dhe nuk mund te zhvillohet dot vetem nga fermeret. Bujqesia eshte ceshtje shteterore. Edhe ne vendet me te zhvilluara eshte keshtu”, shton eksperti. Sipas te dhenave te Bankes Boterore, vlera qe nje fermer shqiptar i shton ekonomise me punen e tij vjetore, eshte 8 here me e ulet se ajo ne vendet e zhvilluara dhe rreth 4 here me pak se sa mesatarja e vendeve te rajonit.

 

Top Channel