Vizat, Mallmstrom: Shqiperia te plotesoje kushtet

19/01/2010 19:50

E propozuara per Ceshtjet e Brendshme ne Komisionin e ardhshem Europian, Cecilia Mallmstrom, kaloi provimin para eurodeputeteve.

Gjate seances degjimore, ministrja suedeze per Ceshtjet Europiane, u pyet mbi liberalizimin e vizave me Shqiperine e Bosnjen nga raportuesja Tanja Fajon. “Persa i takon Bosnje-Hercegovines dhe Shqiperise, a mund te veproje Komisioni ne te njejten menyre sic rekomandoi ne korrik liberalizimin e vizave me Serbine dhe Malin e Zi, megjithese nuk i kishin permbushur kriteret teresisht. Pra, a mund te behet rekomandimi ne shkurt ose mars per Bosnjen dhe Shqiperine, me qellim qe heqja e vizave me keto dy vende te hyje ne fuqi per sezonin e veres, ne korrik?”, pyeti Fajon.

Cecilia Mallmstrom eshte pergjigjur menjehere duke theksuar se, 3 vendet qe iu liberalizuan vizat, permbushen kriteret dhe munden te ecnin perpara Shqipersise e Bosnjes. “Qendrimi i Komisionit eshte t’i ndihmoje keto vende ne perpjekjet e tyre per t’i plotesuar keto kushte. Komisioni mund te ndihmoje dhe te mbeshtese por vete keto vende duhet te bejne vete nje pjese te mire te detyrave te shtepise. Se kur do te permbushen detyrat e shtepise, une nuk mund te jap nje date te sakte per kete. Ka ende pune per t’u bere. Shpresoj qe brenda ketij viti te mund te arrijme nje marreveshje, por kjo varet shume nga kriteret”, nenvizoi Mallmstrom.

Kjo ishte dita e fundit e parashikuar per seancat degjimore me komisioneret e ardhshem te kabinetit “Barroso 2”. Sipas axhendes, pritej qe komisioni i ri te niste punen menjehere pas votimit ne seancen plenare te 26 janarit, por ky proces do te shtyhet te pakten edhe 10 dite te tjera per shkak te doreheqjes se komisioneres se percaktuar nga Bullgaria, Rumiana Jeleva. E propozuar per postin e Ndihmes Humanitare, Pergjigjes ndaj Krizave dhe Bashkepunimit Nderkombetar, ministrja e Jashtme bullgare, Jeleva, nuk mundi te perballonte presionin e eurodeputeteve. Pyetjet ndaj saj u fokusuan ne deklaraten e pasurise, ku Jeleva linte te paqarte ceshtjen e aksioneve te saj ne nje kompani private.

Kandidatura e saj u rrezua nga aleanca mes socialisteve, te gjelberve dhe liberaleve, megjithese mbeshtetej nga grupimi kryesor ne Parlament, Partite Popullore Europiane. Kristalina Georgeva eshte komisionerja e re e propozuar nga qeveria bullgare, e cila mbetet e vetmja kandidate qe duhet te kaloje proven degjimore para eurodeputeteve. 5 vite me pare, presidenti Jose Manuel Barroso perjetoi nje situate te ngjashme, kur kandidati italian Rocco Buttiglione u detyrua te jape doreheqjen per shkak te qendrimit te tij kunder homoseksualeve.

Top Channel