United, pronari kerkon para borxh nga lojtaret

19/01/2010 17:30

Pronari i Manchester United, Malkolm Glazer ka menduar te kerkoje para borxh nga lojtaret per te shpetuar falimentimin e shoqerise qe ka plot 550 milione euro minus ne llogari.

Sipas tabloidit “The Sun”, manjati amerikan u ka bere nje propozim surprize lojtareve, duke u kerkuar nga 50 mije sterlina me afat nje vjecar dhe me interes 7 %.

Oferta e Glazer u eshte drejtuar te gjithe punonjesve te shoqerise. Situata financiare e “Red Devils” eshte shume e keqe dhe per kete, Glazer kishte menduar te shiste qendren sportive te Carrington por edhe stadiumin legjendar “Old Trafford”.

“Lojtaret nuk dine cfare te bejne. Shume prej tyre jane konfuze sepse nuk arrijne ta kuptojne qe punedhenesi i tyre u drejtohe pikerisht atyre per likuiditet”, thekson nje burim anonim. Gjithesesi, pjesa me e madhe e lojtareve duket se nuk eshte dakord me kete propozim. 

Top Channel