Termeti ne Haiti, OKB 1 minute heshtje ne oren e renies

19/01/2010 23:40

Per te nderuar kujtimin e viktimave te termetit tragjik qe goditit nje jave me pare Haitin, Organizata e Kombeve te Bashkuara ka mbajtur nje minute heshtje ne seline e saj ne Nju Jork ne oren e regjistrimit te lekundjeve sizmike.

Lekundjet sizmike shkaterrimtare, te cilat sipas te dhenave paraprake te publikuara prej autoriteteve haitiane shkaktuan 75 mije viktima, u regjistruan ne oren 16:53 me oren lokale (22:53 ora jone) me epiqender mjaft prane kryeqytetit Port au Prince.

Mes viktimave u regjistruan edhe dhjetra punonjes te OKB-se, shumica braziliane dhe senegaleze.

Top Channel