PS: Seanca cinike, qeveria e paafte te ndihmoje

19/01/2010 13:10

Partia Socialiste e konsideron cinike seancen e jashtezakonshme parlamentare te nje dite me pare, ndersa akuzon qeverine se eshte e paafte te ndihmoje banoret e prekur nga permbytjet ne qarkun e Shkodres.

Deputeti Ilir Beqja theksoi se kryeministrit Berisha nuk i kerkohen te miratoje rezoluta boshe, por te marre masa urgjente per gjendjen e krijuar.

“Nuk dëgjuam dje asnjë grimë kërkesë falje apo marrje përgjegjësie nga autorët e kësaj katastrofe. Sepse për këtë mazhorancë, perëndia mund të gabojë, por Sali Berisha e Dritan Prifti jo”, tha Beqja.

Duke folur ne emer te opozites, Beqja i ben thirrje Berishes qe te nise menjehere demshperblimin dhe asistencen financiare per familjet e prekura nga ngjarja e rende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB