Prokuroria: Arrest shtepie Sefgjinit

19/01/2010 16:05

Ashtu sikunder kerkoi dy vjet me pare arrest shtepie per Arben Sefgjinin dhe pezullimin nga detyra si Drejtor i Tatimeve, prokurori i ceshtjes Xhevat Hana ja drejton serishmi nje kerkese te tille gjykates per ridhenie te arrestit shtepiak te te pandehurit dhe pezullimin e tij nga detyra kesaj radhe si Drejtor i Sherbimit.

Prokurori kerkoi gjithashtu edhe ndryshim te sigurimit personal dhe vendosje ne arrest shtepie edhe per te akuzuarin tjeter Avni Koldashi me arsyetimin se vleresimet e masave te sigurise nuk ishin dhene nga nje trupe gjyqesore por nga nje gjyqtar i vetem.

Trupa gjyqesore e Krimeve te Renda e rrezoi pretendimin e prokurorit te ceshtjes duke argumentuar se te pandehurit jane treguar korrekte me gjykaten, nuk paraqesin rrezikshmeri dhe nuk largohen nga vendi.

Te pandehurit ne gjendje te lire Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi perfaqesohen sikurse dhjetra seancave te meparshme vetem nga avokatet e tyre mbrojtes. Procesi ndaj ish-drejtuesve te Sherbimit Informativ Shteteror qe akuzohen nga prokuroria si pergjegjes ne rrembimin e trefishte ne 1995 te Avdyl Loshajt, Ziso Kristopullit dhe Rezmi Hoxhes ndodhet ne fazen e marrjes se deshmise se Loshajt.

Gjykata ende nuk ka vendosur ta zgjidhe dilemen nese deshmia e Loshajt duhet te merret me leterporosi apo nje trupe gjyqesore, se bashku me prokuroret dhe avokatet duhet te udhetojne drejt Hollandes per ta degjuar deshmitarin kyc qe ka qene gjithashtu edhe njeri nga te torturuarit e SHIK-ut.

Top Channel