
Mancini mundi Ser Aleks Ferguson, pasi ekipi i italianit Siti mposhti 2-1 Mancester Junajtid ne ndeshjen e pare gjysem finale te Kupes se Liges, fale dopjetes se Karlos Tevez.
Djajte e Kuq e nisin lojen me mire, duke kaluar te paret ne avantazh me ane te Gigs ne minuten e 17. Por ne fundin e saj, gjyqtari dha nje 11 metersh te dyshimte per Sitin qe u shnderrua ne gol nga Tevez.
Me rifillimin e lojes, Junajtid kerkoi te mbroje kete barazim, nderkohe qe Siti u hodh ne sulm ne kerkim te golit te fitores. Ne te 65 minute vendasit kaluan ne avantazh serish me Tevez.
Perpjekjet e shumta te skuadres se Ser Ferguson per te barazuar ndeshjen nuk u finalizuan me gol duke bere qe ndeshja te perfundoje me fitoren e vendasve.
Tashme 90 minutat ne Old Traford qe do te luhen javen e ardhshme, do te vendosin se cila nga keto dy skuadra do te luaje ne finalen e madhe ne Uembli.
Top Channel