Haiti: 75 mije viktima nga termeti

19/01/2010 22:25

Qeveria e Haitit publikoi nje raport provizor te termetit shkaterrues qe goditi vendin nje jave me pare.

Sipas te dhenave nga Port au Prince, numri i personave qe kane humbur jeten eshte rreth 75 mije, 250 mije te lenduar dhe mbi 1 milion haitiane te pastrehe.

Ne raportin e saj qeveria haitiane sqaron se bilanci mund te perkeqesohet edhe me tej si pasoje e mosregjistrimit te te gjithe viktimave dhe mosndarjes efikase te ndihmave per personat ne nevoje urgjente.

Top Channel