Ekspertet e KE-se “zbarkojne” ne Shqiperi

19/01/2010 08:45

Qe prej dites se djeshme ka mberritur ne Shqiperi nje mision nga Komisioni Europian, me perfaqesues te drejtorive te zgjerimit, punesimit, bujqesise, çeshtjeve rajonale per pergatitjet e pales shqiptare per menaxhimin e decentralizuar te asistences komunitare.

Ne fjalen e hapjes se takimit te perbashket mes pales komunitare dhe asaj shqiptare, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha se me aplikimin dhe marrjen e statusit te vendit kandidat, Shqiperia do te perfitoje jo vetem nga dy komponentet e pare te IPA-s, asistences financiare te Bashkimit Europian, por edhe nga tri komponentet e tjere te Instrumentit te Parazgjerimit (IPA): fondet e Zhvillimit Rajonal, Zhvillimit te Burimeve Njerezore dhe Zhvillimit Rural.

“Ne terma financiare, keta komponente perfaqesojne me shume se nje dyfishim te fondeve te mbeshtetjes se BE-se”, tha ministrja duke bere te ditur se ne kete takim do te lançohet programi dhe harta e perbashket Shqiperi-BE per fillimin e pergatitjeve per fondet e Zhvillimit Rajonal, Zhvillimit te Burimeve Njerezore dhe Zhvillimit Rural, fonde keto qe do perfitohen ne momentin kur Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat.

Top Channel