Durres, rinis ‘sherri’ i buxheteve

19/01/2010 12:25

Ka nisur debati ne Bashkine e Durresit ne lidhje me taksat lokale dhe qe i pritet te risjelle mosmarreveshjet per buxhetin e vitit 2010.

Keshilltaret e djathte dhe te LSI-se hodhen poshte paketen fiskale te bashkise se Durresit qe parashikonte nje rritje prej 700 lekesh te taksave lokale per gjelberim, pastrim dhe ndricim te qytetit.

Nderkaq nje tjeter pike e rendit te dites ka zgjuar debate dhe reagime, madje nje nga personat e hequr nga lista prej 48 emrash te te pastreheve ka paralajmeruar fillimin e protestave ne qytet.

Keshilltaret socialiste kane kundershtuar listen qe u eshte dhene pak caste para fillimit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak ndersa nuk eshte diskutuar me pare ne komisionin e strehimit.

Megjithate lista e propozuar nga te djathtet eshte miratuar pasi PD dhe LSI kane shumicen ne keshillin bashkiak.

Top Channel