Cdo deputet i PD, 50 mije leke per Shkodren

19/01/2010 08:40

Deputetet e Partise Demokratike vendosen dje te kontribuojne me nje shume prej 50 mije lekesh te reja secili per banoret e zonave te permbytura ne vend.

Vendimin e mori dje grupi parlamentar i PD-se dhe u be i ditur nga kreu i ketij grupi, Astrit Patozi. Sipas Patozit, te ardhurat do te merren nga pagat mujore te deputeteve.

Po keshtu, kreu i grupit parlamentar te PD-se deklaroi se pavaresisht qetesimit dhe permiresimit te situates ne zonat e permbytura, eshte e domosdoshme qe te mos shkeputet asnje dite vemendja per te ndihmuar me te gjitha mjetet dhe mundesite banoret ne nevoje.

Po keshtu, sipas Patozit, grupi parlamentar i PD-se, shprehu mbeshtetje te plote dhe vleresoi punen e jashtezakonshme te qeverise dhe te agjencive te tjera shteterore te angazhuara ne terren per perballimin dhe kapercimin e situates se krijuar ne Qarkun e Shkodres.

Kreu i grupit parlamentar te PD-se, deklaroi gjithashtu se ne mbledhjen me dyer te mbyllura u ra dakord se angazhimi dhe perkushtimi i çdo strukture shteterore dhe i çdo deputeti do te vijoje deri ne kthimin e gjendjes ne normalitet te te gjithe zones se permbytur dhe ne kompensimin e plote te çdo qytetari te demtuar.

Top Channel