Bojkoti, deputetet e PS-se ne heshtje

19/01/2010 08:30

Nje dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare, ku u rikthyen dukshem debatet mbi bojkotin e Parlamentit, situata ne seline roze duket e qete, edhe pse kjo eshte nje çeshtje qe ka turbulluar disi ujerat pas disa muajsh protestash.

Ashtu si dy dite me pare, kur u shenua kulmi i debatit me dyer te mbyllura, edhe nje dite me vone, veshtire se pranohet hapur se ne parti po diskutohet per mundesine e djegies se mandateve te deputeteve socialiste.

Letra e Kryetares se Kuvendit, edhe pse ne reagimin zyrtar eshte antikushtetuese, ka sjelle interpretime e debate nga me te ndryshmet.

Raporti mes atyre qe jane kunder bojkotit dhe atyre qe jane pro, mbetet po ai qe ka qene. Veçse kete here, kundershtaret, ose deputetet e levizjes per mendimin ndryshe jane me se te bindur se ata qe mendojne se duhet thyer bojkoti jane shume.

Te kontaktuar me telefon se çfare mendojne mbi ekzistencen e dy mendimeve te kunderta, per ndryshimin e raportit mes mbeshtetesve te tyre, asnje prej deputeteve nuk pranon te komentoje, duke ia lene gjithçka debatit ne nje mbledhje te ardhshme te Asamblese, siç eshte paralajmeruar tashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB