Shehi: Seanca e sotme, pa asnje vlere

18/01/2010 21:45

Kryetari i LZHK-se, Dashamir Shehi e ka cilesuar si te deshtuar seancen e sotme parlamentare kushtuar situates se krijuar nga permbytjet.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Shehi ka theksuar se mungesa e opozites i ka hequr cdo vlere kesaj seance.

“Seanca e sotme nuk ka ndonje vlere. Do te kishte vlere nese do te kishte qene opozita dhe do te kishte patur debat. Kjo mazhorance ka zgjedhur qe gjerat t’i tregoje e vetme para mediave ne Kuvend dhe ne mbledhjet e qeverise”, ka deklaruar Shehi, i cili ka bere pergjegjese qeverine Berisha per situaten e krijuar nga permbytjet.

“Realiteti eshte ky, qe qeveria eshte pergjegjese per kete situate”, ka shtuar Shehi.

Top Channel