Rama: Shqiptaret paguajne per keqqeverisjen

18/01/2010 18:55

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaron se qeveria nuk ka asnje fakt dhe prove qe te vertetoje se Shkodren ‘e permbyti Zoti dhe jo robi’, ndersa kerkoi drejtesi per cfare ndodhi dhe per ate qe iu shkaktohet shqiptareve qe duhet te paguajne per keqqeverisjen. Rama ftoi te gjithe popullin shqiptar qe te dale ne protesta per te mos lejuar me vijimin e zinxhirit te fatkeqesive.

“I bej thirrje ndergjegjjes se shqiptareve qe te shohin dhe te degjojne duke u munduar te kuptojne te verteten dhe per te mos lejuar qe ky regjim i genjeshtres te mbyse neser gjithe Shqiperine duke shkaktuar nje tjeter ngjarje te rende ne kete zinxhir fakteqesish qe nuk jane rastesi, por jane thjesht dhe vetem shprehje e kalbezimit te plote te shtetit dhe e babazise se plote te pushtetit”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se ne vend te argumentave maxhoranca ka vetem sulme ndaj opozites dhe asnje fakt.

“Nese abuzimi me fatkeqesine qe i shkaktuan Shkodres per te sulmuar opoziten eshte turpi i radhes per Saliun e Jozefinen, mosndeshkimi i ketij Gerdeci uji do te ishte turpi i radhes per drejtesine qe i ka lene shqiptaret ne meshiren e pushtetit te tyre”, u shpreh Rama.

Sipas tij te gjitha fatkeqesite qe po i ndodhin Shqiperise, jane pergjegjesi e Berishes, ndersa demshperblimi premtohet duke perfituar dhe abuzuar nga parate e shqiptareve.

“Brenda 20 muajsh drejtperdrejt eshte shenuar i treti dem kolosal dhe i gjithe populli duhet te paguaje. Nderkohe Berisha, qe drejton pushtetin e korrupsionit dhe paaftesise e qe eshte rrezik per gjithe Shqiperine, mund te dale i palagur”, theksoi Rama.

Top Channel